38 vjeçari sulmon punonjësen e spitalit - Gazeta Express
string(39) "38-vjecari-sulmon-punonjesen-e-spitalit"

Ballina

Gazeta Express

30/09/2022 14:07

38 vjeçari sulmon punonjësen e spitalit

Ballina

Gazeta Express

30/09/2022 14:07

Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës.

Policia ka gjetur dhe arrestuar 38 vjeçarin, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal.

Lexo Edhe:

“Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me mjet të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësen e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.