36 pjesëtarë të rinj për NJSO-në, Sveçla: Do të shërbejnë për të gjithë, në çdo cep të Republikës - Gazeta Express
string(94) "36-pjesetare-te-rinj-per-njso-ne-svecla-do-te-sherbejne-per-te-gjithe-ne-cdo-cep-te-republikes"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2023 18:47

36 pjesëtarë të rinj për NJSO-në, Sveçla: Do të shërbejnë për të gjithë, në çdo cep të Republikës

Lajme

Gazeta Express

06/10/2023 18:47

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se 36 djemë e vajza i janë shtuar Njësisë Speciale Operative, që t’i shërbejnë vendit pa dallim në çdo cep të territorit.

“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë”, shkruan ministri.

Lexo Edhe:

Sveçla shprehi mirënjohje të gjithëve në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë

“Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë”, shkruan Sveçla.