36 dështime në Kuvend, Kurti “kërkon zgjidhje” me lojëra fjalësh: Ky është realiteti s’kam çfarë shtoj  - Gazeta Express
string(97) "36-deshtime-ne-kuvend-kurti-kerkon-zgjidhje-me-lojera-fjalesh-ky-eshte-realiteti-skam-cfare-shtoj"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 12:37

36 dështime në Kuvend, Kurti “kërkon zgjidhje” me lojëra fjalësh: Ky është realiteti s’kam çfarë shtoj 

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 12:37

Tashmë kanë kaluar 36 tentativa për konstituimin e Kuvendit, ku asnjëra prej tyre s’ka rezultuar me sukses. Përderisa është në qendër të kritikave duke u fajësuar për këtë bllokadë, sot kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, para mediave, është deklaruar me lojëra fjalësh duke thënë se dikush edhe mund të mendojë se ka një marrëveshje mes partive të ish-opozitës dhe qeverisë në detyrë, në mënyrë që kjo e fundit të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, shkruan Gazeta Express.

‘Lojën me fjalë’’, Kurti e vazhdoi duke u shprehur edhe se ai s’ka ‘‘shpjegim racional’’ për situatën e krijuar, duke shtuar se sa më shpejtë që konstituohet kuvendit, aq më shpejt do të ‘‘jemi edhe të qeveria e re’’.

Në fund, lideri i Vetëvendosje, shtoi se sot ka qeveri në detyrë ‘‘Kurti 2.5’’, dhe se ai s’ka se çfarë shton më shumë.

“Ju të gjithë e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtojë mandatin qeverisë. Përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë ju, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush edhe mund të mendojë se kemi marrëveshje. Pra, ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më shumë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës në veçanti Kuvendi i Republikës ende i pathemeluar sepse qeveria është në detyrë. Dhe ne në bazë të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, njëmend kemi më pak kompetenca, por kemi njësoj shumë punë. Sa më herët që e konstituojmë Kuvendin, duke e formuar me votim të fshehtë që po e provojmë tani kryesinë e Kuvendit, aq më shpejt do të jemi edhe të qeveria e re. Në ndërkohë që nuk ka qeveri të re Kurti 3, ka qeveri në detyrë pra Kurti 2.5. Ky është realiteti të cilit s’kam se çfarë i shtoj. /GazetaExpress