3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(64) "3500-marinare-dhe-marinsa-amerikane-mberrijne-ne-lindjen-e-mesme"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:24

3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 17:24

Anija USS Tripoli, që transporton 3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X, ndërsa Pentagoni po shqyrton hapat e ardhshëm në luftën me Iranin.

“Marinarët dhe marinsat amerikanë në bordin e USS Tripoli (LHA 7) mbërritën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së më 27 mars,” tha CENTCOM, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

Njësi të tilla tradicionalisht janë përdorur për misione si evakuime në shkallë të gjerë dhe operacione amfibie që kërkojnë lëvizje nga anija në tokë, përfshirë bastisje dhe sulme. Ato gjithashtu kanë komponentë luftarakë tokësorë dhe ajrorë, dhe disa njësi janë të trajnuara për operacione speciale.

Një burim i njohur me dislokimin i ka thënë më herët CNN-it se prania e kësaj njësie u jep komandantëve opsione shtesë për një gamë të gjerë situatash të mundshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement