Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, në deklarimin e tij vjetor të pasurisë ka raportuar një hua prej 35 mijë eurosh, për të cilën thotë se e ka marrë për të mbuluar shpenzimet familjare, përfshirë biletat e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të kartelës së kreditit.
Po ashtu, ai ka deklaruar edhe 10 mijë euro borxh lidhur me veturën që kishte blerë vitin e kaluar, me vlerë totale prej 31 mijë eurosh.
Sa i përket mjeteve të gatshme, Basha ka raportuar 2,500 euro nga paga në Kuvend, 720 euro kursime të mëhershme dhe 19 mijë euro të evidentuara si kontribute në Trust dhe në llogari rrjedhëse.
Ndërkaq, për të hyrat vjetore, ai ka deklaruar një pagë mujore prej 1,800 eurosh, duke theksuar se nuk ka të hyra të tjera.
Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova...