Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 567 gjoba në trafik.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.02.2026, janë shqiptuar 1.567 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 21 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Policia thotë se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente, nga të cilat:
– 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 persona
– 23 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”