345 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor 2025-2026, rënie shqetësuese në Korçë - Gazeta Express
string(78) "345-mije-nxenes-nisin-vitin-e-ri-shkollor-2025-2026-renie-shqetesuese-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 9:08

345 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor 2025-2026, rënie shqetësuese në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

08/09/2025 9:08

Sot nisi zyrtarisht viti i ri shkollor 2025-2026 për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin. Në sistem janë të angazhuar 31 mijë mësues, ndërsa Ministria e Arsimit ka forcuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara, me 2,260 mësues ndihmës – 150 më shumë se vitin e kaluar.

Gjithashtu, 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues do të përfitojnë transport falas, ndërsa 3,500 bursa janë në dispozicion për ata që kanë nevojë për ndihmë financiare. Librat shkollorë janë shpërndarë falas për klasat e ulëta.

Megjithatë, situata është alarmante në Korçë, ku numri i nxënësve ka rënë me 3,726 krahasuar me një vit më parë, duke zbritur nga 21,080 në 17,354. Rënia ka sjellë mbylljen e dhjetëra klasave të para dhe bashkimin e disa shkollave. Sipas sindikatës së mësuesve, ky reduktim me gati një të katërtën e nxënësve kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Rënia e numrit të fëmijëve ka ndikuar edhe tek mësuesit, një pjesë e të cilëve mbeten pa ngarkesë mësimore dhe pritet të zhvendosen si mësues ndihmës ose të angazhohen në programe pas shkollore.