string(97) "33-vjetori-i-rilindjes-demokratike-basha-pd-zotohet-se-do-te-cliroje-median-shqiptare-nga-roberia"

Shqiperi

Gazeta Express

05/01/2024 20:17

33 vjetori i Rilindjes Demokratike, Basha: PD zotohet se do të çlirojë median shqiptare nga robëria

Shqiperi

Gazeta Express

05/01/2024 20:17

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 33 vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, u zotua se pikat e parë e programit është çlirimi i medias shqiptare nga robëria.

“I urojmë medias dhe punonjësve të saj një vit të mbarë dhe një vit kthese për lirinë e shtypit. Ne demokratët kemi probleme jo të vogla me imazhin dhe perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj është edhe gazeta Rilindja Demokratike”, tha Basha.

“Duhet të reflektojmë dhe kemi një vullnet dhe besim të rigjetur për të reflektuar siç jemi zotuar 33 vite më parë, për të ndërtuar ura komunikimi me shoqërinë, grupet e interesit dhe individët që përbëjnë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Basha.

“Zotimi i im i parë sot është se PD duke nisur me shpalosjen e programit të saj në vijim zotohet se do çlirojë median shqiptare nga robëria dhe lidhjet me pushtetin që ka zhbërë misionin kryesor të medias”, theksoi Basha.