33 vite pas, vjen ekspozita ‘Rezistenca’ e Hazir Rekës
Arte
Gazeta Express
09/06/2023 14:14
Fotoreporteri i luftës së fundit në Kosovë, Hazir Reka, këtë të diel vjen
me ekspozitën personale të titulluar “REZISTENCA”.
Ekspozita personale e Rekes do të hapet të dielën me datë 11 qershor, ne ‘Hotel
Grand’, me fillim nga ora 13:30.
Hazir Reka njihet si fotoreporteri që dokumentoi ngjarje të rëndësishme të Kosovës, demonstratat, luftën, masakrat e shpërnguljen e shqiptareve të Kosovës gjatë viteve 98-99. Punoi për kohë të gjatë në gazeta vendore e agjensione lajmesh ndërkombëtare.