Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë njoftimin e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për ekzekutimin e pagesave me rritje për lehonat, duke bërë – si gjithmonë – krahasime me të kaluarën.
“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët,” ka shkruar Kurti fillimisht, duke shtuar më pas: “Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti.”
Megjithatë, ky njoftim “revolucioni” nuk është pritur nga qytetarët siç kryeministri në detyrë mund të ketë pritur të pritet, pasi, edhe pse mund të ketë pasur pak çaste gëzimi nga nënat e reja, postimi i tij në Facebook u vërshua me komente negative nga qytetarët e zemëruar me rritjen e çmimeve.
“E burrit te lehones iu eshte rrite cmimi i energjise elektrike plus cmimet e produkteve baze ne qiell,” ishte një nga komentet e një gruaje.
Më pas, në një koment tjetër Kurti u konsiderua nga një qytetar si mashtrues: “Qashtu mashtrus rriti se tash jan afer zgjedhjet lokale e masanej per nja 4-5 vjet ki kry pun me ta. Qe nuk e rrit edhe niher rrymen nqit vit bili ja 50% ju si organizat kriminale e llogaritni se keni deshtu”.
“Nuk ju vyn as edhe 600 me ja jep dérisa qmimet per nevoja élémentare jan te pa perballueshme. Ma shtrejt esht jeta ne Kosov se ne cilindo shetet te Europes esht e vertet qe ata para 4 vitesh skan jep as nje cent mirpo njerzit ja kan dal me jetesen, tash gjdo nja i dyti ankohet per shtrenjtime jashta normales,” ishte një koment tjetër.
“Krejt Kosova nuk esht shtatzan, shum pak njerz i rrok kjo rritje o mister bini”, ka thënë një komentues tjetër.
Kujtojmë se shtesat për lehonat u rritën nga 170 në 325.9 euro në muaj, megjithatë ky hap, po shihet gjerësisht në publik si një “ formë manipulimi” për shkak të afrimit të kohës për zgjedhjet lokale.