32 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja kërkon hapjen e dosjes nga SPAK - Gazeta Express
string(86) "32-vjetori-i-varjes-se-poetit-havzi-nela-bashkeshortja-kerkon-hapjen-e-dosjes-nga-spak"

Gazeta Express

10/08/2020 19:03

32 vjetori i varjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja kërkon hapjen e dosjes nga SPAK

Gazeta Express

10/08/2020 19:03

Në 32-vjetorin e varjes të poetit disident Havzi Nela, bashkëshortja e tij kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të saj.

Lavdije Nela thotë së përgjatë gjithë kësaj periudhe, asnjë institucion drejtësie dhe qeveri nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes të poetit.

Lexo Edhe:

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u burgos në burgjet politike të Burrelit dhe Spaçit e me pas në 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj Atdheut.

Pas pluralizmit politik ai u shpall martir i demokracisë. Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit, në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

Për 32 vjetorin e vdekjes së poetit disident reaguan dhe presidenti Meta e kreu i PD, Lulzim Basha, të cilët postuan në rrjetet sociale poezi të Havzi Nelës./a2