32 milionë persona e mposhtën koronavirusin në botë - Gazeta Express

32 milionë persona e mposhtën koronavirusin në botë

Gazeta Express

26/10/2020 19:26

Numri i njerëzve që u shëruan nga koronavirusi në botë arrin shifrën 32 milionë, sipas të dhënave nga faqja e internetit Worldometers.

Deri më tani, 32.001.313 pacientë janë kuruar nga COVID-19 në botë ose 96% e 43.520.941 e të gjitha rasteve të regjistruara.

1.161.360 njerëz kanë vdekur nga pasojat e sëmundjes infektuese deri më tani, që është 4% e numrit të përgjithshëm të pacientëve.

Aktualisht janë 10.358.268 raste aktive. Simptomat e lehta të sëmundjes tregohen nga 99% e të infektuarve ose 10.280.049 njerëz, ndërsa 78.219 pacientë janë në gjendje kritike.