Një 31 vjeçari në Ferizaj i është sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, që nga data 16.05.2025 ka hetuar një informacion, lidhur me dyshimin se personi L. H, 31 vjeç, posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.
Më 25.05.2025, pas analizimit të informatës, hetuesit kanë kontaktuar të dyshuarin, i cili ka pranuar posedimin e një pushke gjysmë automatike pa leje. Në shtëpinë e tij në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, janë sekuestruar një pushkë dhe 21 fishekë.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është inicuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.