30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë - Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë - Gazeta Express
string(102) "30-vjetori-i-gjenocidit-ne-srebrenice-kurti-gervalla-e-rexhepi-udhetojne-per-ne-bosnje-dhe-hercegovine"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 8:16

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë – Kurti, Gërvalla e Rexhepi udhëtojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 8:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e qeverisë, ku është shtuar se Kurti do të udhëheqë delegacionin e ë Kosovës që përbëhet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi.

Komunikata:

Kryeministri Kurti udhëton për në Bosnje dhe Hercegovinë, merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Prishtinë, 11 korrik 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.

Kryeministri Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.