string(100) "30-vjecarja-e-lenduar-pas-ngjarjes-tek-rruga-b-ne-gjendje-stabile-japin-detaje-nga-qendra-emergjente"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 17:50

30 vjeçarja e lënduar pas ngjarjes tek Rruga B në gjendje stabile, japin detaje nga Qendra Emergjente

Lajme

Gazeta Express

09/05/2025 17:50

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se gjendja e 30 vjeçares e cila është lënduar sot lehtë me thikë nga tragjedia që ka ndodhur në Rrugën B është stabile dhe se s’ka lëndime serioze.

Ai ka thënë se ajo është trajtuar në Emergjencë dhe është lëshuar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

“Po është trajtuar në Qendrën emergjente. Ajo është lëshuar në përcjellje të policisë, s’ka serioze asgjë”, ka thënë Syla për indeksonline.

Sot në Rrugën B në Prishtinë ka mbetur i vdekur një 34 vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se ka therur veten me thikë, pasi paraprakisht kishte lënduar 30 vjeçaren.