30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë, Kim: Mbështetja e SHBA e njëjtë - Gazeta Express
string(91) "30-vite-nga-vizita-e-ish-sekretarit-amerikan-beker-ne-tirane-kim-mbeshtetja-e-shba-e-njejte"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2021 12:09

30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë, Kim: Mbështetja e SHBA e njëjtë

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2021 12:09

Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker  para 30 vitesh ishte dhe zyrtari i lartë perëndimor që ka vizituar Shqipërinë pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri.

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri Yuri Kim, ka kujtuar 30 vjetorin e sekretarit Baker përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Lexo Edhe:

Në këtë citim ajo ka cituar disa fjalë të ish sekretarit amerikan nga sheshi Skënderbej ku shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë.

Kim nënvizon se që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në vendin tonë dhe jemi në një pikë kthese, por e njëjtë mbetet marrëdhënia me SHBA.
“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Kim krahas fotos së Baker.

Ndërkohë kujtojmë se vizita e Baker shënoi dhe rivendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.