30 Maji Dita Botërore e Sklerozës Multiple - Gazeta Express
string(42) "30-maji-dita-boterore-e-sklerozes-multiple"

30 Maji Dita Botërore e Sklerozës Multiple

Shneta

Gazeta Express

30/05/2021 12:31

Punuar nga Dr. Blerim Myftiu

Skleroza multiple është një sëmundje demielinizuese apo inflamatore që e prek sistemin nervor qendror, përkatësisht trurit dhe palcën e kurrizit.

Lexo Edhe:

Sëmundja e prek më së tepërmi moshën e re, kështu që prezantohet zakonisht ndërmjet moshës 25-35 vjeçare.

Simptomat e para të sëmundjes janë të ndryshueshme dhe mund të përmenden: humbja e mprehtësisë së të pamurit me njërin sy, mosdallimi i ngjyrave, shfaqja e shikimit çift, mpirja e njërës gjysmë të fytyrës apo e njërës pjesë të trupit, humbja e fuqisë apo paraliza e një gjymtyre apo e njërës anë, vështirësitë në të ecur, humbja e aftësisë së kontrollimit të urinës, problemet e natyrës seksuale.

Në shumicën e rasteve, ankesat e para kanë të bëjnë me të pamurit. Diagnostikimi i sklerozës multiple bëhet në bazë të simptomave e shenjave klinike, realizimit të rezonancës magnetike të trurit dhe të palcës së kurrizit, punksionit lumbal (testimit të lëngut trunoshpinor i cili merret nga beli) dhe testeve ndihmëse elektrofiziologjike (VEP, SEP).

Në rreth 85% të rasteve sëmundja ka ecuri të ashtuquajtur “relapsing-remitting” – d.m.th. pacienti mund të ketë mpirje dhe paralizë të anës së djathtë dhe pasi ta merr trajtimin përkatës ato largohen; por pas një periudhe të caktuara (disa javë apo muaj) paraqiten simptoma të ngjashme apo të tjera që po ashtu duhet të trajtohen.

Rrjedhimisht, trajtimi i sëmundjes bazohet në 1) terapinë e sulmit (relapsit) që nënkupton dhënien e dozës së lartë të kortikosteroideve për ta përmirësuar gjendjen aktuale, dhe në 2) terapinë afatgjatë imunomodulatore për pengimin e përsëritjes së sulmeve dhe mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.

Kosova, fatkeqësisht, mbetet pas zhvillimeve aktuale në trajtimin bashkëkohor të sklerozës multiple.

Përderisa në treg ndodhen 12-14 barna të ndryshme për trajtimin e sëmundjes, një numër i kufizuar pacientësh kosovarë kanë qasje në interferonin-beta (Betaferon), i cili paraqen barin më të vjetër dhe me efikasitet të kufizuar në trajtimin e sklerozës multiple.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en