Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë në tentativë’’. Kurse për të dyshuarin e katër lidhur me këtë rast, gjykata ka vendosur masën e arrestit shtëpiak, shkruan Gazeta Express.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Policisë së Kosovës, ku janë dhënë edhe inicialet e të dyshuarve.
Komunikata:
Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e katër personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” në Mitrovicë të Veriut
Mitrovicë Veri , 26 Qershor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e raportuar më 21.06.2025 dhe arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, janë ndërmarrë veprime të mëtejshme procedurale nga organet kompetente.
Bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë:
Ndaj tre të dyshuarve: V.I. (i lindur më 1998), M.H. (i lindur më 1995) dhe A.S. (i lindur më 2000) është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërsa ndaj të dyshuarit Z.B. (i lindur më 2005) gjykata ka caktuar masen e arrestit shtëpiak.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore, identifikimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.