3 vite pa humbje, 8 ndeshjet e fundit fitore dhe asnjë gol i pranuar, statistikat impresionuese të Italisë - Gazeta Express
string(104) "3-vite-pa-humbje-8-ndeshjet-e-fundit-fitore-dhe-asnje-gol-i-pranuar-statistikat-impresionuese-te-italise"

3 vite pa humbje, 8 ndeshjet e fundit fitore dhe asnjë gol i pranuar, statistikat impresionuese të Italisë

Gazeta Express

11/06/2021 17:12

Turqi – Itali do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Evropian që nis sot nga ora 21:00 në “Olimpico” të Romës. Të dy këto ekipe bëjnë pjesë në grupin A, aty ku janë edhe Uellsi dhe Zvicra që e luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Italianët e udhëhequr nga Roberto Mancini po kalojnë nëpër një formë fantastike tash e tri vite. Prej 10 shtatorit të vitit 2018, “Azzurët” nuk dinë për humbje duke i shënuar 22 fitore dhe pesë barazime në proces, përfshirë ndeshjet garuese dhe miqësore.

Lexo Edhe:

Në tetë ndeshjet e fundit, Italia ka shënuar fitore në të gjitha, madje duke qenë bindëse, shkruan Gazeta Express.

Në këto tetë ndeshje, ata nuk kanë pranuar asnjë gol, teksa kanë shënuar 25 gola, që i bie mbi tre gola për ndeshje.

Humbja e fundit e Italisë ishte më 10 shtator të vitit 2018 në UEFA Nations League me rezultat minimal 1:0 ndaj Portugalisë. /Gazeta Express/