3 të vdekur, 113 të shëruar dhe 47 raste të reja me COVID-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 14:56

3 të vdekur, 113 të shëruar dhe 47 raste të reja me COVID-19

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 14:56

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat rreth situatës me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend. Në njoftim bëhet e ditur se tre persona kanë vdekur, 113 janë shëruar ndërkaq janë shënuar 47 raste të reja me koronavirus

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK)”, njoftonm IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri.