string(92) "3-te-shoqeruar-per-atentatin-ndaj-gentjan-bejtjes-si-eshte-gjendja-e-dy-femijeve-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 10:32

3 të shoqëruar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes, si është gjendja e dy fëmijëve të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 10:32

Policia ka dhënë informacione në lidhje me atentatin me një viktimë dhe dy të plagosur që ka ndodhur në shtëpinë e Gentjan Bejtjes në Larushk të Fushë-Krujës në orët e para të mëngjësit. 1 person u vra dhe 2 të tjerë u plagosën. Viktima është kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjanit.

“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S)”, njofton policia.

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë njoftojnë se kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ky i fundit.Pas të shtënave, vrasësit u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën në zonën e lapidarit në Tapizë. Theksojmë se Gentian Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve të organizuara ndaj tij. 

/Gazeta Express