3 të mitur në Tiranë aksidentohen me monopatina, njëri në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(73) "3-te-mitur-ne-tirane-aksidentohen-me-monopatina-njeri-ne-gjendje-te-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 16:48

3 të mitur në Tiranë aksidentohen me monopatina, njëri në gjendje të rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 16:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, ku tre të mitur, të moshave 9, 11 dhe 12 vjeç, janë përplasur me një automjet gjatë lëvizjes me monopatina elektrike. Fotoja e kapur nga një kamerë amatore tregon momentin pas aksidentit, ku dy prej fëmijëve shihen të shtrirë në tokë dhe disa qytetarë të rastësishëm tentojnë të ofrojnë ndihmën e parë.

Sipas informacionit të siguruar nga burime të afërta me hetimet, të miturit nuk ishin të pajisur me kasketa mbrojtëse, një masë sigurie që mund të kishte zbutur pasojat e aksidentit. Goditja e fortë ka shkaktuar lëndime serioze, veçanërisht për 11-vjeçarin J.N., i cili ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rënduar. Dy të tjerët janë më të stabilizuar dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore.S

ipas policisë, aksidenti ka ndodhur në një nga kryqëzimet më të frekuentuara të qytetit, kur dy monopatinat, të cilat lëviznin nga drejtimi i ish-hotel Dajti në drejtim të Urës së Ish-Bllokut, janë përplasur me një automjet tip Renault, që po lëvizte nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’. Drejtuesi i automjetit, 41-vjeçari E.S., është shoqëruar nga policia për verifikime, ndërsa nga kontrolli i alkoolit ka rezultuar se ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet filmike të zonës dhe po heton për të identifikuar shkakun e përplasjes. Ky aksident ka nxitur reagime për nevojën e shtimit të masave të sigurisë për fëmijët që përdorin monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse, si dhe për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziku i lëndimeve të mundshme.