3 shenjat e horoskopit që janë të fiksuara pas teknologjisë - Gazeta Express
string(59) "3-shenjat-e-horoskopit-qe-jane-te-fiksuara-pas-teknologjise"

3 shenjat e horoskopit që janë të fiksuara pas teknologjisë

Fun

Gazeta Express

21/02/2024 21:35

Të gjithë e kanë një shok/shoqe që është personi i parë në shoqëri që blen modelin e fundit të iPhone, që nuk harron kurrë të përditësojë sistemin iOS në mënyrë që të ketë më shumë akses në gjithë prurjet reja nga emoji-t tek efektet në video e foto.

Nuk është se ata të gjithë punojnë në një sektor që ka lidhje me teknologjinë, por ata thjesht janë të fiksuar pas risive teknologjike.

Lexo Edhe:

Duket se kjo lloj dashurie është e shkruar në yje për disa shenja të horoskopit, që janë të dhënë pas çdo aplikacioni të ri, pajisjeje ose tablet të fundit.

Binjakët

Binjakët ndryshe njihen si individët më të komunikueshëm të horoskopit, ndaj nuk është çudi që ata të kenë një qasje më direkte ndaj pajisjeve inteligjente. Në një zonë të “pajetë” për internet, Binjakët do ta gjejnë mënyrën për të aktivizuar çdo pajisje të mundshme sepse ata nuk bëjnë dot ndryshe sa herë bëhet fjalë për komunikime virtuale, teknologji etj.

Bricjapi

Si shenjë e “statusit dhe fuqisë”, Bricjapi është i pari që bën listën e pajisjeve të reja teknologjike. Jepuni atyre versionin e fundit të një telefoni apo tableti dhe ata do të “magnetizohen” pas tyre. Ndërsa, zotërimi i një pajisjeje të re u sjell jo vetëm një ndjenjë kënaqësie, por edhe përmbushjeje.

Ujori

Nuk mund të keni një listë të shenjave të horoskopit më të fiksuara pas teknologjisë dhe të mos përfshini Ujorin. Në fakt, të lindurit e kësaj shenje nuk kanë frikë të provojnë diçka të re dhe të mësojnë mbi zhvillimet e fundit teknologjike për të zgjeruar kësisoj njohuritë dhe mendjen e tyre.