"3 muaj tranzicion", BQK njofton për një plan të ri për heqjen e dinarit nga përdorimi, Rohde kërkoi 4 - Gazeta Express
string(98) "3-muaj-tranzicion-bqk-njofton-per-nje-plan-te-ri-per-heqjen-e-dinarit-nga-perdorimi-rohde-kerkoi-4"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 15:10

“3 muaj tranzicion”, BQK njofton për një plan të ri për heqjen e dinarit nga përdorimi, Rohde kërkoi 4

Lajme

Gazeta Express

12/02/2024 15:10

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së re e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

BQK tha se ka hartuar një plan të ri zbatimi me qëllim që t’i lehtësojë efektet e rregullores së re për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

Lexo Edhe:

Sipas BQK-së, tash ka një plan me “veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”.

Rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa Qeveria e Kosovës u përball me një presion ndërkombëtar për ta shtyrë zbatimin.

Faza e tranzicionit e propozuar nga Ekzekutivi ishte përgjigjja e kryeministrit Albin Kurti ndaj vërejtjeve të ambasadorëve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde të premten kërkoi zgjatjen e periudhës së tranzicionit për zbatimin e rregullores. Ai shkroi në “X” se “duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së”.

“Me fushatën e saj 4-mujore përpara liberalizimit të vizave, Qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë sërish tash!”, shkroi Rohde.