3.8 MILIONË € për studentët e UNI-t – rekordi i bursave ndërkombëtare! - Gazeta Express
string(67) "3-8-milione-e-per-studentet-e-uni-t-rekordi-i-bursave-nderkombetare"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:33

3.8 MILIONË € për studentët e UNI-t – rekordi i bursave ndërkombëtare!

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 14:33

UNI-Universum International College edhe një herë dëshmon lidershipin e tij në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon. Vetëm gjatë një semestri, studentët e UNI-t kanë përfituar 3,870,005.00 € bursa ndërkombëtare për studime jashtë vendit, duke e bërë këtë një nga shumat më të mëdha të ndara ndonjëherë për studentë nga Kosova.

Ky sukses nuk është rastësi. UNI është institucioni që ka ndërtuar rrjete të fuqishme partneritetesh me mbi 200 universitete në Evropë dhe SHBA, duke i mundësuar çdo studenti jo vetëm një diplomë të fuqishme, por edhe një përvojë akademike dhe kulturore unike jashtë kufijve të Kosovës.

🌍 Çfarë do të thotë kjo për studentët tanë?

Mundësi për të studiuar në universitetet më prestigjioze të Evropës dhe SHBA-së.

Përvoja ndërkombëtare që rrit punësueshmërinë në tregun global të punës.

Rrjetëzim dhe krijim i lidhjeve profesionale e kulturore që zgjasin gjithë jetën.

🎓 Universum International College është i vetmi institucion privat në Kosovë me akreditim maksimal 5-vjeçar dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Arizona State University, një nga universitetet më të mira në SHBA.

Me këtë arritje rekord, UNI jo vetëm që po hap dyer të reja për studentët, por po e vendos Kosovën në hartën ndërkombëtare të arsimit cilësor.

📌 Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
📧 Email: [email protected]
📱 Viber & WhatsApp: +383 44 144 062