Gjykata ka lënë të lirë të akuzuarit për dosjen e famshme të ‘Toyota Yaris’, ku disa muaj më parë në portin e Durrësit u gjetën rreth 3.4 mln euro në disa makina që ishin sjellë në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e ‘detyrimit të paraqitjes’ për shtetasi Edi Lika, Klevi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri.
Dosja në fjalë nisi si një deklarim i liderit të demokratëve Lulzim Basha në parlament, i cili u shpreh se miliona euro të ardhura kontrabandë nga eksponentë të krimit, janë futur në portin e Durrësit përmes kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Deklarimi i Bashës rezultoi i vërtetë, pasi hetuesit kapën një sasi të madhe parash të fshehura në dy makina Toyota. Nga ana tjetër vetë Taulant Balla i hodhi poshtë akuzat dhe aludoi kundër Bashës, i cili kishte informacione mbi hetimin mbi rastin e futjes së miliona eurove në portin e Durrësit./Express