2Ton vjen me album të ri - Gazeta Express
string(24) "2ton-vjen-me-album-te-ri"

2Ton vjen me album të ri

Muzike

Gazeta Express

26/05/2023 22:20

Reperi i njohur, 2 Ton ashtu siç kishte paralajmëruar tashmë ka lansuar albumin e parë në karrierë.

“Passion” mban titullin albumi që përmban gjithsej 12 këngë mes tyre edhe disa bashkëpunim me artistë si Majk, Nego, Blleki e të tjerë.

Lexo Edhe:

Rap-artisti nga Ferizaj më parë deklaroi se albumi u realizu si një shenjë falenderimi për fansat dhe të gjithë ata që e përkrahën e vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Vetëm një ditë më parë, 2 Ton publikoi duetin e parë me Majk “Aventura”, që po pritet mirë nga fansat e tyre.

Projekti i dyshes ka grumbulluar gati gjysmë milion klikime në kanalin zyrtar të 2 Ton në YouTube.

Krahas kësaj reperi mbetet i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme.