29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar u goditën nga një kamion, deklarohet policia gjermane - Gazeta Express
string(101) "29-vjecarja-nga-kosova-dhe-djali-i-saj-trevjecar-u-goditen-nga-nje-kamion-deklarohet-policia-gjermane"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 14:33

29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar u goditën nga një kamion, deklarohet policia gjermane

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 14:33

Policia gjermane ka dalë me detaje shtesë lidhur me incidentin e rëndë në Schramberg të Gjermanisë, ku 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar, vdiqën pasi u goditën nga një kamion.

Viktimat dyshohet se ishin duke ecur ne trotuar në momentin e aksidentit, derisa sipas mediave, nëna ishte duke e çuar të birin në kopsht

Autoritetet gjermane, për Klankosova konfirmuan kombësinë e viktimave, teksa shtuan se një burrë 53-vjeçar po drejtonte një kamion në “Oberndorfer Straße” drejt Autostradës Federale 462 rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e kamionit si pasojë e një problemi shëndetësor.

“Kamioni u përplas me tre makina të parkuara dhe më pas u përplas në murin e një shtëpie. Një grua 29-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar u goditën më pas në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për t’i shpëtuar, të dy vdiqën në vendngjarje nga plagët e rënda”, thuhet në konfirmim.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe i njëjti është transportuar për në spital.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Rottweil, është ngarkuar një ekspert për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Hetimi i aksidentit në vendngjarje është ende duke vazhduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement