29-vjeçarja angleze mbytet gjatë zhytjes, arrestohet 45-vjeçari nga Saranda që nuk siguroi kushtet teknike - Gazeta Express
string(105) "29-vjecarja-angleze-mbytet-gjate-zhytjes-arrestohet-45-vjecari-nga-saranda-qe-nuk-siguroi-kushtet-teknike"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2022 9:10

29-vjeçarja angleze mbytet gjatë zhytjes, arrestohet 45-vjeçari nga Saranda që nuk siguroi kushtet teknike

Lajme

Gazeta Express

20/09/2022 9:10

Një 45-vjeçar, banues në Sarandë, është arrestuar pas mbytjes së një 29-vjeçareje angleze. Bëhet e ditur se 45-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

29-vjeçarja britanike është mbytur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë një ekspedite zhytjeje me përgjegjës 45-vjeçarin.

Nga verifikimet ka rezultuar se S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje. /abcnews.al/