29- vjeçari dërgohet i pajetë në spitalin e Bajram Currit, policia arreston punëdhënësin - Gazeta Express
string(86) "29-vjecari-dergohet-i-pajete-ne-spitalin-e-bajram-currit-policia-arreston-punedhenesin"

Gazeta Express

05/08/2020 9:35

29- vjeçari dërgohet i pajetë në spitalin e Bajram Currit, policia arreston punëdhënësin

Gazeta Express

05/08/2020 9:35

Një 29-vjeçar është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit të Bajram Currit.

Policia bën me dije se ai ishte punonjës në një biznes inertesh në fshatin Bujan.

Gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.

Për këtë arsye, Policia e Tropojës ka vënë në pranga pronarin e biznesit.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen”.