29 aksidente gjatë fundjavës, 19 persona të lënduar - Gazeta Express
string(50) "29-aksidente-gjate-fundjaves-19-persona-te-lenduar"

29 aksidente gjatë fundjavës, 19 persona të lënduar

Gazeta Express

02/12/2019 13:07

Nga gjithsej 29 aksidente trafiku, të cilët gjatë fundjavës u regjistruan në Shkup, dy prej tyre përfunduan me lëndime të rënda.  Siç njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, lëndime ka pësuar një shofer automjeti dhe një çiklist. Në 11 aksidente të trafikut me lëndime të lehta kanë kaluar 19 persona, ndërsa në 16 raste është shkaktuar dëm material.

Nga SPB-Shkup, informojnë se gjatë fundjavës të kaluar policia e trafikut ka sanksionuar dhe përjashtuar nga komunikacioni tre shoferë, të cilët automjetet i kanë drejtuar në gjendje të dehur, 15 shoferë para se ta fitojnë të drejtën për drejtim të automjetit dhe dy fillestarë, si dhe 12 vetura të paregjistruara.

Lexo Edhe:

Po ashtu janë sanksionuar edhe tetë shoferë, të cilët kanë qarkulluar në udhëkryq në semafor të kuq, pesë shofer pse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësoreve në vendkalime të shënuara dhe një shofer pse nuk ka mbajtur kaskë mbrojtëse gjatë kohës së drejtimit të biçikletës me motor, moped, motoçikletë.

Me ndihmën e veturës së specializuar “karrotreci”, janë larguar 192 automjete.