string(62) "289-minatore-te-bllokuar-ne-nje-miniere-ari-ne-afriken-e-jugut"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:15

289 minatorë të bllokuar në një minierë ari në Afrikën e Jugut

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 11:15

Kompania Sibanye Stillwater në Afrikën e Jugut ka njoftuar të premtën se 289 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë, në minierën e arit Kloff, pranë Johanesburgut.

Sipas Reuters, një zëdhënës i kompanisë, ka thënë se ka nisur zhvillimi i operacion-shpëtimit për minatorët.

“Konfirmojmë se ka pasur një incident në minierën Kloof 7 dhe jemi në procesin e vlerësimit të sigurisë së zonës dhe inspektimit të boshtit. Pas kësaj, do të fillojmë nxjerrjen e punëtorëve në sipërfaqe,” është shprehur zëdhënësi.

Ai poashtu ka konfirmuar se deri më tani të gjithë 289 punëtorët e bllokuar janë të sigurt, ndërsa kompania ka nisur shpërndarjen e ushqimit për ta.

Ndërkohë, Unioni Kombëtar i Minatorëve (NUM) ka njoftuar më herët se ka marrë raportime për incidentin, që mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së enjtes.