28 vite nga vrasja e bujshme e Xhovani Falkones, çfarë shkruajnë Meta, Basha dhe Soreca - Gazeta Express
string(85) "28-vite-nga-vrasja-e-bujshme-e-xhovani-falkones-cfare-shkruajne-meta-basha-dhe-soreca"

28 vite nga vrasja e bujshme e Xhovani Falkones, çfarë shkruajnë Meta, Basha dhe Soreca

Gazeta Express

23/05/2020 17:23

Sot u bënë 28 vite nga dita kur mafia italiane ekzekutoi prokurorin Xhovani Falkone.

Politika shqiptare reagoi, duke nisur nga kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe kryedemokrati Basha.

Lexo Edhe:

Meta shkruan se “”Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia – përfundon statusin e tij Meta.

Kurse Basha shkruan se Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca i ka dedikuar një mesazh Falkones, me të cilin ka nisur karrierën e tij.

Soreca shkruan se njerëzit ikin, por idetë mbeten, duke e krahasuar shembullin e tij si pjesë e moralit të sotëm për të gjithë njerëzit e drejtësisë.

Si u ekzekutua Falcone

P572 kilogramë eksploziv u përdorën përgjatë rrugës në të cilën do të kalonte Prokurori Italian i Antimafias.

Falcone u vra bashkë me gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre policët që e shoqëronin: Roço di Cillo, Antonio Montinaro, Vito Schifani në Capaci, në autostradën që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Palermos me qytetin e Palermos, më 23 maj 1992.

Makina me të cilën po udhëtonin u hodh në ajër nga një bombë, e cila përmbante 572 kg eksploziv të vendosur në një pjesë të gërmuar thellë në anët e rrugës. Vrasja ishte organizuar nga Salvatore Rina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë “Gjurmëve të Mëdha”.

Ndër masat më të rrepta të antimafias pasuese për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, ishte edhe arrestimi i Rinas. Një mafioz tjetër i dënuar për vrasjen e Falcones ishte Giovanni Brusca një nga shoqëruesit e Rinas, i cili dëshmoi se ishte personi, i cili kishte komanduar shpërthimin.