28 Nëntori, Bajrami: Dita për të festuar dhe për t’u ndier krenarë për çdo arritje kombëtare - Gazeta Express
string(89) "28-nentori-bajrami-dita-per-te-festuar-dhe-per-tu-ndier-krenare-per-cdo-arritje-kombetare"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 10:34

28 Nëntori, Bajrami: Dita për të festuar dhe për t’u ndier krenarë për çdo arritje kombëtare

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 10:34

Ish-deputetja, Hykmete Bajrami ka uruar 28 Nëntorin, duke thënë se është dita për për të festuar dhe për t’u ndier krenarë për çdo arritje kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook ajo shkroi se pse shqiptarët jetojnë në disa shtete, kjo ditë është e përbashkët.

“Urime 28 Nëntori, Dita e Skënderbeut, e Ismail Qemalit, e Adem Jasharit, e UÇK-së dhe e gjithë shqiptarëve! Edhe pse shqiptarët jetojnë në disa shtete, kjo Ditë është e përbashkët.  Është Dita për të festuar dhe për t’u ndier krenarë për çdo arritje kombëtare: nga Pavarësia e Shqipërisë te Pavarësia e Kosovës, nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO te forcimi dhe faktorizimi politik i shqiptarëve në gjithë Ballkanin. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen duhet të jenë të bashkuar dhe të ndihmojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, të cilët ende sot përballen me represion, dhunë dhe diskriminim nga Serbia”, tha ajo.

Bajrami tha se në këtë ditë kujtohen gratë dhe burrat që kanë dhënë gjithçka, “madje edhe jetën, për kauzën shqiptare, për Flamurin, për Shqipërinë dhe për Republikën e Kosovës”.

“Pas Skënderbeut e Ismail Qemalit, shqiptarët kanë sakrificën sublime të Adem Jasharit me Familje, kanë UÇK-në, kanë Ibrahim Rugovën, kanë mësuesin e ndjerë Halit Gecin, i vrarë 28 vjet më parë, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po dilte hapur në skenë”.

“Kanë dëshmorët, martirët dhe invalidët e luftës që na kujtojnë se Republika e Kosovës është ngritur mbi sakrifica, mbi gjakun e dëshmorëve dhe çdo ditë duhet të punojmë për ta çuar amanetin e tyre në vend! Sot festojmë e kujtojmë edhe familjarët tanë të rënë në luftën e UÇK-së dhe të gjithë ata që kanë punuar, u angazhuan dhe luftuan kundër armikut”, shkroi ajo.