28 korriku, Dita Botërore e Hepatitëve - Gazeta Express
string(37) "28-korriku-dita-boterore-e-hepatiteve"

28 korriku, Dita Botërore e Hepatitëve

Shneta

Gazeta Express

28/07/2021 11:40

28 Korriku njihet si Dita Botërore e Hepatitit, në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Ditën Botërore të Hepatitit organizohet për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

Lexo Edhe:

Hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë, zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që ndodh si rezultat i mjekimeve, drogave, toksinave dhe alkoolit.

Rreth 90% e të infektuarve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre.

Infeksionet virale të mëlçisë që klasifikohen si hepatit, përfshijnë hepatitin A, B, C, D dhe E. Virusë të ndryshëm shkaktojnë secilin prej këtyre hepatiteve.

Hepatiti A është një formë akute dhe kohë shkurtër i sëmundjes.

Ndërkohë B, C dhe D janë forma përgjithësisht kronike. Hepatiti E është gjithashtu akut, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në gratë shtatzëna.

Nga studimet të kryera në Shqipëri rezulton se hepatiti B ka një prevalencë 7-9 % dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1%.

Per me shumë informacion kontaktoni ne inbox ose ne numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513

Spitali Amerikan,Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en