string(66) "dronet-e-ukraines-godasin-bombardues-gjate-nje-sulmi-masiv-ne-rusi"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 7:05

Dronët e Ukrainës godasin bombardues gjatë një sulmi masiv në Rusi

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 7:05

Ukraina thotë se ka kryer sulmin më të madh me rreze të gjatë të luftës me Rusinë të dielën, pasi përdori dronë të kontrabanduar për të nisur një seri goditjesh të mëdha ndaj 40 avionëve luftarakë rusë në katër baza ushtarake.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se në operacionin e quajtur “Rrjeta e Merimangës”, i kryer nga shërbimi i sigurisë SBU, u përdorën 117 dronë, të cilët goditën “34% të bartësve strategjikë të raketave lundruese të [Rusisë]”.

Sipas burimeve të BBC-së, se u desh një vit e gjysmë për të organizuar këto sulme, që përfshinin dronë të fshehur në kabina të lëvizshme prej druri, me çati të operuara në distancë mbi kamionë, të cilët u afruan pranë bazave ajrore dhe u lëshuan “në kohën e duhur”.

Rusia konfirmoi sulmet ukrainase në pesë rajone, duke i cilësuar si “akt terrorist”.

Volodymyr Zelensky ka bërë reagimin e tij të parë ndaj sulmit të Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore ruse, duke e vlerësuar si një “rezultat absolutisht të shkëlqyer”.

“Një vit, gjashtë muaj dhe nëntë ditë nga fillimi i planifikimit deri në ekzekutimin efektiv”, shkroi ai në një postim në faqen e mediave sociale X, duke e etiketuar atë si “operacioni ynë më afatgjatë”, shkruajnë mediat e huaja

Presidenti ukrainas tha se ata që ishin të përfshirë në përgatitjen e operacionit u tërhoqën nga territori rus në kohë, pavarësisht se ministria e jashtme e Rusisë më parë pretendoi se “disa pjesëmarrës” ishin ndaluar.

“Sigurisht, jo gjithçka mund të zbulohet në këtë moment, por këto janë veprime ukrainase që padyshim do të jenë në librat e historisë”, shtoi ai.

“Ukraina po mbron veten, dhe me të drejtë – ne po bëjmë gjithçka që Rusia të ndiejë nevojën për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

“Rusia e filloi këtë luftë, Rusia duhet ta përfundojë atë”.

Në një mesazh të veçantë në Telegram, Zelensky tha se 117 dronë u përdorën në operacion, dhe ai konfirmoi se “njerëzit tanë u nxorën nga territori rus… tani janë të sigurt”.