27-vjeçarja martohet me babanë e ish të dashurit - Gazeta Express
string(48) "27-vjecarja-martohet-me-babane-e-ish-te-dashurit"

27-vjeçarja martohet me babanë e ish të dashurit

Fun

Gazeta Express

29/06/2022 22:39

Sindey Dean është një 27-vjeçare, e cila vendosi të publikojë historinë e saj të dashurisë, për të dhënë mesazhin se duhet t’i jepet fund paragjykimeve për çiftet që kanë diferencë të madhe në moshë.

27-vjeçarja nga Ohio SHBA ka një lidhje dashurie më një burrë 51-vjeçar. 51-vjeçari është baba i ish-partnerit të së resë.

Lexo Edhe:

Sidney u takua me Paul, kur ishte vetëm 16 vjeçe ndërsa ishte në një lidhje dashurie me djalin e tij.Kur dy të rinjtë u ndanë Sidney vazhdonte të shkonte në shtëpinë e ish-partnerit të saj, ku kalonte kohë me të dhe familjen e tij.

Ndjenjat e saj dita-ditës filluan të ndryshonin ndaj Paulit, babait të ish-partnerit të saj dhe miqësia shpejt ia la vendin romancës.

Pavarësisht reagimeve të forta të familjarëve dhe miqve, çifti kapërceu të gjitha pengesat dhe në vitin 2016 u martua.

“Ai është i vetmi person me të cilin kam bërë seks dhe është më i miri. Sigurisht që nuk mund ta krahasoj seksin me marrëdhëniet e tjera, sepse është i ime”, tha ai për Daily Mail. Ajo pranon se lidhja e saj me të shoqin nuk është një marrëdhënie romantike tradicionale, por këmbëngul se nuk mund të ishte më mirë. Nuk e prisja të dashurohesha me Paulin pasi u takuam, por jam shumë e lumtur që kam rënë në dashuri me të”, tha 27-vjeçarja për Daily Mail./abcnews.al/