27 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë së Veriut pa ambasadorë - Gazeta Express
string(62) "27-perfaqesi-diplomatike-te-maqedonise-se-veriut-pa-ambasadore"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:17

27 përfaqësi diplomatike të Maqedonisë së Veriut pa ambasadorë

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:17

Diplomacia e Maqedonisë së Veriut po përballet me një situatë serioze institucionale, pasi në gati gjysmën e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të vendit mungojnë ambasadorët, përkatësisht shefat e misioneve. Kjo gjendje po e dobëson funksionimin e rrjetit diplomatik në një periudhë të ndërlikuar për marrëdhëniet ndërkombëtare, informon PressOnline.al.

Sipas të dhënave nga Ministria për Punë të Jashtme, vendi ka mbi 50 përfaqësi diplomatike dhe konsullore në botë, ndërsa 27 prej tyre janë pa ambasador. Pa drejtues diplomatikë janë disa nga qendrat më të rëndësishme politike dhe ndërkombëtare, përfshirë Athinën, Brukselin, Tokion, Nju Delhin, Kievin, Stokholmin dhe Vjenën.

Mungesa e ambasadorëve është e theksuar edhe në misionet e përhershme pranë organizatave ndërkombëtare, përfshirë ato pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe Gjenevë, si dhe delegacionin pranë NATO-s në Bruksel. Pa ambasadorë janë gjithashtu disa përfaqësi në rajon, mes tyre Podgorica, Prishtina, Tirana dhe Sarajeva.

Lista e përfaqësive pa ambasador përfshin edhe ambasadat në Astanë, Budapest, Bukuresht, Vatikan, Doha, Kajro, Kopenhagë, Pragë, Hagë dhe Talin, si dhe konsullatat e përgjithshme në Melburn, Selanik dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(PressOnline.al)

Advertisement
Advertisement
Advertisement