260.000 nxënës në Maqedoni janë të rrezikuar nga verdhëza dhe gripi sezonal - Gazeta Express
string(75) "260-000-nxenes-ne-maqedoni-jane-te-rrezikuar-nga-verdheza-dhe-gripi-sezonal"

Gazeta Express

21/01/2020 10:35

260.000 nxënës në Maqedoni janë të rrezikuar nga verdhëza dhe gripi sezonal

Gazeta Express

21/01/2020 10:35

Verdhëza infektive, të cilën e quajmë edhe sëmundje të duarve të pa pastra, mund të shpërndahet tani në fillim të gjysmëvjetorit të dytë, kështu që shumë është e rëndësishme që të apelojmë deri te prindërit, arsimtarët, por edhe te vetë nxënësit që rregullisht ta mbajnë higjienën personale, e veçanërisht atë të duarve, thotë dr. Vlladimir Mikiq, nga Instituti për Shëndet Publik. Epidemiologët presin me fillimin e vitit shkollor, të rritet edhe numri i personave me grip, njofton Meta.mk, përcjell Gazeta Express.

Përpara një jave, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur epidemi të të verdhëzës infektive në lagjen Dame Gruev të Komunës së Gjorçe Petrovit, ku gjithsej ka pasur 9 raste të paraqitura, prej të cilëve 7 kanë qenë të lidhur epidemiologjikisht.

Lexo Edhe:

“Verdhëza është sëmundje dhe paraqitet për hskak të papastërtisë së duarve dhe për atë është e rëndësishme që vazhdimisht të pastrohen duart. Në çerdhe ose në shkollë rregullisht duhet që të shfrytëzohet sapun i lëngshëm, dezinfektues, të lahen rregullisht duart pas shfrytëzimit të tualetit, ndërkaq çerdhet dhe shkollat me kohë t’i bëjnë rregullisht të gjitha pastrimet dhe dezinfektimet. Në lidhje me gripin, këtu pritet të ketë rritje të numrit të të prekurve. Javën e kaluar janë regjistruar 583 persona, ndërkaq laboratori virologjik ka pasur pesë pozitivë prej të cilëve janë AH1N1”, thotë dr. Mikiq.

Përveç Dame Gruev, edhe në Komunën e Shuto Orizarit dy raste të lidhjes epidemiologjike, gjegjësisht dy motra janë të infektuara me verdhëz, por tani për tani nuk ka indikacione për paraqitje të epidemisë.

Ashtu siç informoi Ministria e Shëndetësisë, në periudhën prej 1 shtatori deri më tani në Shkup janë regjistruar gjithsej 68 raste të infektimit me verdhëz, prej të cilëve 48 raste janë diferencuar si hepatit viral A dhe 2- raste si hepatit viral të pacaktuar.

Nëse bëhet krahasim me vitet paraprake, numri i të prekurve është rritur. Në vitin 2016-të ka pasur të regjistruar 6 raste, në vitin 2017-të  35, ndërkaq në vitin 2018-të 28 raste.

Më së shumti të prekur me verdhëz janë në Saraj – 16, Gjorçe Petrov 11, Aerodrom dhe Gazi Babë – 9, Shuto Orizare – 6, Karposh – 5, Çair – 4, Çuçer Sandevë – 3, Qendër – 2, Butel, Kisella Vodë dhe Zelenikovë – 1.

Numri më i madh (29) janë në moshë prej 20 deri në 64 vjet, 7 janë në moshë prej 0-5 vjet, 14 janë nxënës në moshë prej 6-14 vjet, 16 janë persona në moshë prej 15-19 vjet dhe dy janë mbi 65 vjet.

Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga verdhëza është mirëmbajtja e rregullt e higjienës personale dhe të përgjithshme.

Në lidhje me gripin sezonal, në Institutin për Shëndet Publik informojnë se asnjë prej pacientëve të hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk është vaksinuar kundër gripit.