26 vjetori i themelimit të Policisë – Organizohen aktivitete të shumta e gara sportive - Gazeta Express
string(84) "26-vjetori-i-themelimit-te-policise-organizohen-aktivitete-te-shumta-e-gara-sportive"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:07

26 vjetori i themelimit të Policisë – Organizohen aktivitete të shumta e gara sportive

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:07

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Nga policia është bërë e ditur po ashtu se në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Njoftimi:

Prishtinë, 4 shtator 2025

Në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, janë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë garat sportive si dhe aktivitete të tjera, të cilat do të zhvillohen ditëve në vijim deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator 2025.

Në aktivitetet e parapara të Divizionit të Policimit në Bashkësi si dhe në ceremoninë qendrore, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, drejtori i Përgjithshëm i PK-së, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Agjenda e festimit të 26 vjetorit të Policisë së Kosovës

 Datë: 05.09.2024 – e premte,

 Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj me pjesëmarrje edhe të pjesëtarëve të njësive speciale, vendndodhja: sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë, koha:

09:00 – 13:00,

 Porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë), koha 10:00-14:00

 Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shtetit

 Vendi –Salla Sporteve, Pallati i Rinisë – Prishtinë; Koha 12:15

 Datë: 06.09.2024. e shtunë, fillimi i ceremonisë ora 19:00

 Ceremonia qendrore – lokacioni: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës