string(58) "26-vjet-nga-ndalja-e-bombardimeve-te-nato-s-kunder-serbise"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 7:28

26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 7:28

Sot mbushen 26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Ish-Jugosllavisë.

Sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i NATO-s Javier Solana më 10 qershor 1999 kishte urdhëruar për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Më 12 qershor 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, britanik, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.