string(97) "26-vjet-nga-masakra-e-studimes-forcat-serbe-vrane-dhe-masakruan-116-civile-te-pafajshem-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:47

26 vjet nga masakra e Studimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë

Lajme

Gazeta Express

02/05/2025 7:47

Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë.

22 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Bahrije Gërxhaliu, është një nga të mbijetuarat e masakrës së Studimes të qytetit të Vushtrrisë në natën e 2 majit të vitit 1999, ku forcat paramilitare serbe vranë e masakruan mbi 100 qytetarë, në mesi ne tyre fëmijë gra e pleq, që të gathë të pafajshëm

Por këtë gruan po e shihni në ekranet tuaja, policia dhe ushtria serbe i vrau burrin e saj, Ilmi Gërxhaliun bashkë me kunatin e saj, vëllain e Ilmiut, Skënder Gërxhaliu.

Djalin 11 vjeç dhe vajzën 2 vjeçe, Bahrije Gërxhaliu thotë se vetëm Zoti arriti t`i shpëtonte nga kjo masakër, e për të cilën ka një rrëfim të trishtë.24 vjet më pas, tmerrin që kishte përjetuar ajo dhe të tjerët që i mbijetuan kësaj masakre, i ka ende të freskëta por në momente të caktuara nga tmerri që kishte përjetuar shpesh herë i mbusheshin sytë më lot dhe kohë pa kohe edhe zëri iu shterte.

Në një rrëfim tepër emocional dhe të trishtë, ajo për Expose ka treguar në detaje për masakrën që kishin kryer forcat serbe në natën e 2 majit të vitit 1999.

Ajo ka treguar se në natë ne 2 majit forcat paramilitare serbe kishin grumbulluar në këtë pjesë të këtij fshati mijëra refugjatë për të nisur aksionin e tyre për vrasje e masakra pa kursyer moshën dhe gjininë e tashmë të të masakruarve.

“Natë e 2 majit mund ta ceki dhe shprehu që ka qenë tmerr për gjithë atë popullatë që e ka përjetuar këtu, unë kam qenë të vëllai në Studime te Epërme, vijë nga një familje që kanë qenë të përndjekur nga regjimi i mëhershëm, kam qëndruar aty më fëmijë me bashkëshortin, me kunatin më fëmijë. Kemi qëndruar tri javë ditë dhe ditën e 2 majit, kah ora 7 e 30 mëngjes, forcat serbe kanë hyrë në fshatin Studime, i kanë dëbuar popullatën prej Shalës së Bajgores gjatë ditës, është vërshuar nga popullata Studimja e Epërme, por askush s`kemi ditur nga t`ia mbajmë se kemi qenë të bllokuar në lagjen e Rashicëve, sepse kanë qenë të pozicionuar serbët aty. Postblloku ka qenë, dhe nuk kemi mundur të depërtojmë këtu, i vetmi rrugëtim ka qenë rekës (lumit), por edhe ajo rekë është larë me gjak sa e sa herë. Ditën e 2 majit në mëngjes, lajmet donim t`i dëgjonim e kemi ndezur një agregat dhe po prisnim lajmet çka po ndodh në Kosovë…. Unë isha në shtëpinë e vëllait dhe kam parë forcat duke ardhur dhe kam thënë na zënë të gjallë se i kam parë forcat serbe që na kanë rrethuar … aq shumë ka pasur refugjatë në Studime sa që nuk mundem me tregu, krejt Shala e Bajgores, Sllakovc, Cecelia, Konoviku e të tjera, krejt popullatë ka shkuar përpjete, por i kanë kthyer teposhte, sepse kishin përgatitur ata terrenin për t`i vrarë … për ta bërë këtë masakër, por që kanë pritur vetëm të bie nata, të bëjnë këtë krim dhe ta fshehin. Kemi marrë kush çka kemi mundur dhe kemi dalë me traktorë në kolonë, kolona nuk ecte se kishte shumë, nisi me ra terri në tokë, tmerr tmerr, nisën krismat, nisen britmat e fëmijëve, nisi të digjej fshati, ecëm një kilometër drejt Studimes se Poshtme, por nuk mundeshim me depërtua prej kolonës, prej njerëzve, prej traktorëve, kemi ecur në këmbë, dikush nuk dinte as kah po shkonte, por të vetmen rrugë e kishin për të dal në Vushtrri….”, rrëfen Bahrije Gërxhaliu.