26 vjeçari nga Dibra plagosë me thikë disa herë nënën e tij, ajo transportohet në gjendje kritike në spital - Gazeta Express
string(106) "26-vjecari-nga-dibra-plagose-me-thike-disa-here-nenen-e-tij-ajo-transportohet-ne-gjendje-kritike-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 19:28

26 vjeçari nga Dibra plagosë me thikë disa herë nënën e tij, ajo transportohet në gjendje kritike në spital

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 19:28

Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë.

I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai përballej prej kohësh me gjendje jo të mirë emocionale. /TCH/