256 mijë euro për bullgarët në Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

19/02/2020 15:22

256 mijë euro për bullgarët në Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera

Ballina

Gazeta Express

19/02/2020 15:22

Qeveria e Bullgarisë ka ndarë 500.000 leva (256.000 euro) për financim të projekteve të komunitetit bullgar në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë, Moldavi, por edhe të organizatave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare, ndërkaq paratë do të paguhen nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, kumtoi kjo Ministri, njofton, përcjell GazetaExpress.

“Ky vendim duhet që t’u ndihmojë organizatave për forcimin e strukturës së tyre, krijimin e mundësive për zgjerimin e veprimtarisë së tyre dhe për ruajtjen e identitetit bullgar në komunitetet jashtë vendit, por edhe të paraqitjes së tyre publike në shtete përkatëse. Ajo është konfirmim se politika e qëndrueshme e Qeverisë së Bullgarisë për garantimin dhe realizimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve bullgare jashtë vendit, me respektimin e legjislacionit lokal dhe normat e të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Njëkohësisht, Qeveria e Bullgarisë ndanë edhe 34.372 leva (325.000 euro) për 10 projekte në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Ukrainë, Moldavi, Armeni dhe Vietnam, si ndihmë financiare të pakthyeshme.

“Projektet janë në drejtim të ngritjes së kualitetit të arsimit dhe garantimit së qasjes së barabartë në mjedisin multikulturor në vendet-partnerë. Projektet do të ndihmojnë për përpunimin e masave për ngritjen e kapaciteteve të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme, promovimit të demokracisë dhe ndërtimit të shoqërisë civile aktive nëpërmjet nxitjes së aktiviteteve të të rinjve”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare./GazetaExpress/B.Lika/