250 lekë për një rrugë kalimi në tunelin e Llogarasë, 500 totali - tarifa nis të aplikohet këtë muaj - Gazeta Express
string(97) "250-leke-per-nje-rruge-kalimi-ne-tunelin-e-llogarase-500-totali-tarifa-nis-te-aplikohet-kete-muaj"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 14:33

250 lekë për një rrugë kalimi në tunelin e Llogarasë, 500 totali – tarifa nis të aplikohet këtë muaj

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 14:33

Ministrja e Infrastrukturës dhe zv/kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë. Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë

Nga 1 qershori deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë kanë kaluar 911.952 automjete.

Përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 25o lekë me TVSH. Kategoritë e tjera do të kenë çmime të posaçme.

Kisha shpresa që tuneli i Llogarasë do të ishte ajo pjesë e infrastrukturës, e cila do të kishte qenë kurora e diamantit të infrastrukturës shqiptare. Prisja ato shifrat që të më thonin që duhet të hapësh edhe tubin e dytë sezonin tjetër se ka filluar trafiku në fundjavë. Por, në vend që të më vinte tuneli i Llogarasë, shifra më e lartë e këtij sezoni vjen nga tuneli i Murrizit”, u shpreh zv.kryeministrja Belinda Balluku.