25 vite KFOR, ushtria gjermane: Qëllimi është që përgjegjësinë për sigurinë t’ua dorëzojmë institucioneve të Kosovës - Gazeta Express
string(113) "25-vite-kfor-ushtria-gjermane-qellimi-eshte-qe-pergjegjesine-per-sigurine-tua-dorezojme-institucioneve-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 14:47

25 vite KFOR, ushtria gjermane: Qëllimi është që përgjegjësinë për sigurinë t’ua dorëzojmë institucioneve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

11/06/2024 14:47

Bundeswehr-i gjerman ka falenderuar ushtarët e tyre që shërbyen përgjatë viteve në Kosovë. “25 vite të KFOR-it”, thuhet në një postim në “X”, ku shpërndahet shkrimi i gjatë i faqes zyrtare të ushtrisë së shtetit gjerman. Aty tregohet për numrin e trupave në vend aktualisht dhe ndër vite, tensionet e vitit të kaluar e të tjera.

Siç thuhet në këtë shkrim, ushtria gjermane është prezente në Kosovë prej 12 qershorit të vitit 1999. 25 vite pas përfundimit të luftës, situata siç e ka theksuar KFOR-i vazhdimisht, mbetet fragjile.

Lexo Edhe:

Misioni i parë luftarak

Para agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, ushtria gjermane, thuhet në këtë shkrim, është përballur me një pikë kthese të ngjajshme. Në fund të viteve 90’ta, lufta në Kosovë u përkeqësua.

Pasi të gjitha përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore kishin dështuar për shkak të rezistencës nga Jugosllavia dhe Rusia, dëbimet, masakrat dhe mizoritë më në fund duhej të ndaleshin. Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore me misionin e Forcave Aleate për të detyruar regjimin e Millosheviçit të dorëzohej.

Pas një debati intens politik në Gjermani, ushtria gjermane u bë pjesëmarrëse e misionit me 14 avionë Tornado. Ky, ka qenë misioni i parë luftarak i forcave të armatosura të Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas 79 ditësh, misioni i Forcave Aleate të NATO-s përfundoi me sukses. Më nëntë qershor 1999, hyri në fuqi marrëveshja e Komunavës, dhe një ditë pas, forca për Kosovën – KFOR, shkurt – “lindi” në Nju Jork.

Aktualisht, janë katër mijë e 800 ushtarë që shërbejnë në Kosovë. 300 prej tyre, janë nga Gjermania. Nga 28 kombe të përfshira, pesë prej tyre nuk janë anëtare të NATO-s.

Misioni mbetet i rëndësishëm

Në këtë shkrim, përmenden tensionet e vitit 2023. Sipas këtij shkrimi, të njëjtat treguan se prezenca e një ushtrie ndërkombëtare efektive është ende e nevojshme.

“Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë gjithashtu mirëpresin vazhdimin e Forcës së KFOR-it të Kosovës, prandaj Bundeswehr-i do të vazhdojë misionin e tij.” – thuhet tutje.

Tutje, shkruan se qëllimi afatgjatë mbetet që përgjegjësia për sigurinë t’u dorëzohet institucioneve të sigurisë kosovare.

“Me ndihmën e Bundesëehr-it, kjo mund të arrihet.” – shkruan në fund.