25 lëndë të korrupsionit shkojnë në Gjykatë, vetëm 3 ose 4 raste janë të profilit të lartë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/11/2020 11:32

25 lëndë të korrupsionit shkojnë në Gjykatë, vetëm 3 ose 4 raste janë të profilit të lartë

Lajme

Gazeta Express

29/11/2020 11:32

Udhëheqësi i Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj ka thënë se i kanë vetëm 3 apo 4 raste të korrupsionit të nivelit të lartë.

Kurtaj ka thënë se lëndët të cilat i kanë pranuar në Departamentin Special kryesisht janë të natyrave të korrupsionit, krimit të organizuar, të terrorizmit dhe të shpëlarjes së parasë.

“Mirëpo në përgjithësi mund të them se nga të gjitha lëndët që i kemi ne në punë kemi të natyrave të korrupsionit, krimit të organizuar, kemi të terrorizmit, të shpëlarjes së parasë ose pastrimit të parasë dhe vepra të tjera të cilat bien në kompetencë. Mirëpo këto që i përmenda janë ato të cilat i zënë vendin më të madh në akuzat të cilat ne i kemi pranuar si Departament Special”, ka thënë Valon Kurtaj për “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka shtuar se lëndë të korrupsionit që i kanë pranuar janë 13 lënë të rregullta të korrupsionit, ndërsa 12 që janë në procedurë paraprake.

Sipas tij, prej këtyre rasteve, vetëm 3 apo 4 raste janë të nivelit të lartë.

“Prej themelimit të departamentit duhet të theksoj këtu se ne jo vetëm se kemi pranuar, por kemi edhe lëndë të cilat janë transferuar nga Departamentet e Krimeve të Rënda të cilat kanë qenë në gjykatat do të thotë aktuale në Departament e Krimeve e të Rënda në gjykatat themelore të tjera. Lëndë të korrupsionit ne i kemi pranuar në përgjithësi i kemi 13 lëndë të rregullta të korrupsionit, do të thotë që janë me akuza dhe 12 i kemi të cilat janë në procedurë paraprake. Këto janë statistika të cilat unë i kam nxjerr sot nga statistikat tona. Ku janë statistika që mund të them diku 99 apo 100% të sakta. Mirëpo të korrupsionit të nivelit të lartë nga të gjitha këto me aq sa ne kemi statistika tona i kemi 3 apo 4 raste të nivelit të lartë”, ka thënë Valon Kurtaj.

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë të Udhëheqësit të Departamenti Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj. /BetimipërDrejtësi.