25 filmat patriotik të cilët mund t’i shikoni në Ditën e Pavarësisë - Gazeta Express
string(66) "25-filmat-patriotik-te-cilet-mund-ti-shikoni-ne-diten-e-pavaresise"

Arte

Gazeta Express

17/02/2021 22:39

25 filmat patriotik të cilët mund t’i shikoni në Ditën e Pavarësisë

Arte

Gazeta Express

17/02/2021 22:39

Në këto ditë pandemie, ku festimet për data të shënuara historike janë të kufizuara, atëherë festa zhvillohet në shtëpi. Express sjell disa nga filmat më të mirë që mund t’i shikoni në periudhën e festimeve të pavarësisë

Në listën e mëposhtme mund të gjeni filma plot aksion, dramë, humor por edhe romancë.

Lexo Edhe:

1

1776 (1972)

Nëse keni dikë që nuk heshtë derisa luhet kolona zanore e këtij filmi për Hamiltonin, atëherë ata ndoshta do ta duan filmin “1776”. Në fakt ky film konsiderohet tregimi më i saktë i Ditës së parë të Pavarësisë në Amerikë – pa këngët në të që ndonjëherë janë tepruese.

2

The American President

Takimet e dashurisë janë të vështira për politikanët, sidomos për presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një komedi plot shije që për personazh ka një president amerikan që bie në dashuri me një lobiste të ambientit – flluskat e dashurisë në stomak do ju shkaktohen nga ky film.

3

National Treasure

Një hartë thesari është prapa Deklaratës së Pavarësisë së SHBA? Kjo është gjëja më e çmendur që mund ta shikoni në këtë film. Ky film me rol kryesor Nicolas Cage do ju argëtojë pa masë.

4

Zero Dark Thirty

Do të mbeteni të ulur gjatë gjithë këtij filmi triler që dramatizon gjuetinë në Osama bin Laden pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit më 2001.

5

Air Force One

Harrison Ford bën atë që di ta bëj vetëm Harrison Ford në këtë film aksion për Luftën e Ftohtë – Ford luan Presidentin e SHBA që lufton me vrasësit por si duarthatë.

6

Jaws (1975)

Ndoshta nuk do të shfaq patriotizmin e juaj të brendshëm, por ky film paraqet një qytet bregdetar ku një peshkaqen është i etur për gjak. Një triler i punuar nga i madhi Steven Spielberg që bazohet në romanin e Peter Benchley, nuk bën që ta humbisni në këto ditë karantine.

7

Top Gun (1986)

Një pilot stërvitet për t’u bërë pilot i avionëve luftarakë. Ai quhet Maverick (Tom Cruise) dhe duket se në rrugën e tij do të këtë pak pengesa. Por, shoku i tij më i mirë Gooose dhe mësuesja e tij në të cilën ai dashurohet, tregojnë historinë më interesante të një piloti të ri. Ai është njëri prej filmave më të pëlqyer i të gjitha kohërave.

8

Independence Day (1996)

Në këtë film që është lansuar para datës 4 korrik më 1996, kapiteni Steven Hiller (Will Smith) dhe Presidenti Whitmore (Bill Pullman) janë në një mision për ta shpëtuar SHBA-të nga një pushtim alien. Është një film shkencor-fantastik me ndërthurje të një lufte klasike.

9

Yankee Doodle Dandy (1942)

Nëse dëshironi që të këndoni e vallëzoni në Ditën e Pavarësisë, ky është një film mjuzikëll me rol kryesor James Cagney. Ai paraqet jetën e ikonës së Broadway George M. Cohan e ku gjatë filmit do të dëgjoni lirika patriotike që ju bëjnë ta doni vendin tuaj.

10

Born on the Fourth of July (1989)

Tri vite pas lansimit të Top Gun, Tom Cruise do të luante në një film që bazohet në jetën e ish ushtarit Ron Kovic. Aty do të shihni se si një ushtar i përkushtuar shndërrohet në kritikun më të madh të luftës, e cila e kishte lënë atë të paralizuar.

11

Young Mr. Lincoln (1939)

Ne të gjithë e njohim përkushtimin e Presidentit Abraham Lincoln në Shtëpi të Bardhë, por ky version për jetën e tij si një avokat i ri në Illinois është i paparë. Në rolin kryesor është Henry Fonda, i cili paraqet të riun Lincoln duke u ngritur në pushtet por në të njëjtën kohë ai po përjeton të qenit i dashuruar për herë të parë.

12

Mr. Smith Goes To Washington (1939)

Kur heroi lokal Jefferson Smith befasisht caktohet për të shërbyer në Senatin e SHBA, ai do të shokohet kur zbulon se me çka do të përballet. Një tregim plot imagjinatë për një idealist të ri që hynë në senat. Ky film konsiderohet si njëri prej filmave më të mirë në histori që janë krijuar për Senatin.

13

Glory (1989)

Do ta ndjeni çdo sekondë të këtij filmi që flet për një regjiment afrikano-amerikan që udhëhiqet nga kolonel Robert Gould Shaw (Matthew Broderick). Me fytyra të tjera si Denzel Washington dhe Morgan Freeman, aty paraqiten disa burra që rrezikojnë jetët e tyre për Amerikën gjatë Luftës Civile.

14

The Longest Day (1962)

John Wayne është në rolin e Kolonel Lejtnant Benjamin Vandervoort në filmin për Ditën-D në Amerikë. Aty paraqitet operacioni ushtarak në plazhet e Normandisë dhe gjermanëve, e ku filmi paraqet këtë betejë në të gjitha këndet e saj.

15

A League of Their Own (1992)

Geena Davis dhe Lori Petty luajnë dy motra të cilat do luajnë jetën e vërtetë të disa vajzave që për një kohë luajtën në Ligën Profesionale të Bejsbollit në SHBA. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, këto gra në Amerikë ishin mbledhur për të luajtur këtë sport pasi që burrat e tyre ishin ikur për në shërbim ushtarak.

16

The Sandlot (1993)

Një film ideal për të gjithë familjen e ku do ju pëlqejnë të gjitha skenat e tij. Një grup shokësh aventurist, të dhënë pas bejsbollit, do bëjnë që ju dhe fëmijët e juaj të qeshin më zë.

17

Forrest Gump (1994)

Karakteri ikonik i Tom Hanks në Forrest Gump paraqet një jetë plot aventurë dhe histori. Presidentët Kennedy dhe Johnson, Luftën e Vietnamit, skandalin Watergate tregohen në këtë film fiktiv. Ju do të bërtisni gjatë filmit “Ikë, ikë!” derisa nuk do lëvizni vendit për asnjë sekondë.

18

Apollo 13 (1995)

Një vit më vonë, Hanks do të luante përsëri një karakter interesant, si astronaut i NASA-së në anijen kozmike Apollo 13. Një film për një tregim që mund të shndërrohej në një tragjedi e që na sjell në mend rreshtin e famshëm, “Houston, ne kemi një problem”.

19

Saving Private Ryan (1998)

Në këtë film zemërthyes, do të njoftoheni me Kapitenin John Miller (Tom Hanks) i cili depërton pas vijave të frontit të armikut me shpresën për të shpëtuar disa ushtarë të humbur, rreshterin James Ryan (Matt Damon). Të tre vëllezërit e Ryanit vriten në betejë dhe misioni i Millerit është t’i shpëtojë ata.

20

The Patriot (2000)

Pasi i vritet djali i tij, një fermer paqësorë detyrohet të luftojë kundër britanikëve si hakmarrje për vdekjen e djalit të tij. Paraqitja brilante në këtë film e Mel Gibson i solli atij edhe disa çmime individuale si aktor.

21

Pearl Harbor (2001)

Një ngjarje e vërtetë që paraqet dy ushtarë ngushtë (Ben Affleck dhe Josh Hartnett) që janë të dashuruar në shoqen e tyre (Kate Beckinsale) më të. Ky film ishte i nominuar në tri kategori për Oscar dhe kishte fituar çmimin për montazhën më të mirë të zërit.

22

Miracle (2004)

Nëse jeni sportist, atëherë do të dashuroheni në këtë film dramatik për sportin. Ai tregon ngjarjen e vërtetë të Herb Brooks. Kurt Russell luan në rolin kryesor në këtë film që flet për Lojërat Olimpike 1980 ku skuadra e hokejit amerikan e mposht atë të Rusisë për ta fituar medaljen e artë.

23

Hidden Figures (2017)

Ky film flet për tri heroina që punojnë në NASA, Katherine Johnson (Taraji P. Henson), Dorothy Vaughan (Octavia Spencer) dhe Mary Jackson (Janelle Monáe). S’bashku ato punojnë për ta dërguar në orbit astronautin John Glenn. Filmi ishte norminuar për tre Oscars, përfshirë filmin më të mirë dhe për rolin dytësorë që luhej nga Octavia Spencer.

24

Captain America: The First Avenger (2011)

Steve Rogers (Chris Evans) shndërrohet në një superhero për shkak se ai ishte refuzuar nga ushtria për shkak se ishte i shkurtër. Transformimi i tij bën që ai të luftojë në betejën përfundimtare nazistët. Ky film konsiderohet nga filmat më interesant që bazohet në superheronjtë.

25

I Know What You Did Last Summer (1997)

Dita e Pavarësisë shndërrohet në një tregim dramatik kur katër shoqe ndiqen nga një peshkatar i ligë në një qytet të vogël bregdetar. Jennifer Love Hewitt, Sarah Michelle Gellar, Ryan Phillippe dhe Freddie Prinze Jr janë ata që do të paraqesin këto karaktere të terrorizuara. /GazetaExpress/