string(9) "2487892-2"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2024 21:52

Vëllai i Faton Hajrizit: Akoma nuk kemi informacione për kthimin e trupit të të ndjerit

Lajme

Gazeta Express

21/07/2024 21:52

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, ka shkruar në Facebook se trupi i Fatonit akoma nuk është kthyer nga autoritetet serbe.

Rrjedhimisht, ai ka thënë se nuk do të ketë të pame deri në njoftimin e radhës.

Hajrizi tha se nuk kanë akoma informacione kur do të kthehet trupi i të ndjerit.

Institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë Hajrizin, i cili ishte arratisur fillimisht nga burgu ku mbahej në Kosovë.

Ngjarja ka qenë temë e diskutueshme në opinionin publik. /Gazeta Express