string(9) "2431726-2"

Boks

Gazeta Express

19/05/2024 8:48

Ja çfarë thotë Usyk pasi u shpall kampion

Boks

Gazeta Express

19/05/2024 8:48

Oleksandr Usyk është kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në kategorinë e rëndë.

Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve, shkruan Gazeta Express.

Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët.

Ishte raundi i tetë ai që bëri diferencën, me Usyk që ishte gati ta nokautonte Furyn.

“Po ndihem mirë, shumë njerëz u lutën për mua jua dua të gjithëve, jam shumë i lumtur. Njerëzit e mi do të jenë të lumtur mendoj, është një fitore e madhe, jo vetëm për mua, është një fitore e madhe për shtetin tim, për ushtarët që po mbrojnë shtetin tim”.

“Mendoj se babai im po më shikon dhe është shumë i lumtur. Baba, të dua. Unë mundem, ju më thatë se unë mundem”.

“Nuk dua të tregoj mungesë respekti për gjyqtarin, por mendoj se ai e ndali nokautin në raundin e nëntë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme”, përfundoi ukrainasi

Tani, Usyk ka të gjithë titujt në pronësi në kategorinë e rëndë.